Home KRYESORE Detajet/ Atentat në Fushë Krujë! Qëllohet me armë në drejtim të makinës,...

Detajet/ Atentat në Fushë Krujë! Qëllohet me armë në drejtim të makinës, tre të vdekur!

Në mbikalimin e Fushë Krujës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti, dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe tre persona kanë vdekur.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat jashtë mjetit është gjetur një trup i pajetë i vrarë me armë zjarri.

Ai është identifikuar si 29 vjeç nga Lezha, kurse dy trupat e tjerë janë gjetur brenda makinës të djegur dhe nuk janë identifikuar ende.

Viktima e gjetur jashtë makinës është Diklen Vata, ndersa dy të tjerët janë shkrumbuar dhe nuk mund të identifikohem.

Ai ishte nga Laçi dhe është arrestuar më parë për shpërndarje kokaine në Tiranë.

Në mbikalimin e Fushë Krujës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti, dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe tre persona kanë vdekur.

Pamjet e momenteve të para pas atentatit në Fushë Krujë janë siguruar nga Top Channel, ku duket njëri prej viktimave në rrugë dhe makina që digjet.

Share: