Home Gjeo-Ekonomia Dy ambasadore qe e mbajne me dore

Dy ambasadore qe e mbajne me dore

Nga Habjon Hasani

Transhete qe kane percaktuar shinen ku bazoj zakonisht menyren e te menduarit jane:

a) “Kontrata Sociale”, – Zhan Xhak Russo.
b) “Pasuria e Kombeve” – Adam Smith.

Libri i pare me ka ofruar principet themelore mbi marredhenien e njerezeve me lirine dhe te drejten (kufizimet); si dhe principet mbi takatin apo kuptimin e organizimit shoqeror nepermjet shtetit ose Monarkut.

Libri i dyte me ka ofruar shpjegimet me racionale te mundshme (dhe me thelbesore) deri me sot mbi menyren si funksionon ne detaje mekanizmi per mbijetese/zhvillim ekonomik, nderveprimi i njeriut biologjik me kembimin e mallrave dhe te mirave etj.

Jane shinat qe i mbaj gjithmone parasysh kur arsyetoj; s’me kane çeduar asnjehere keto principe ndaj dhe une i bej yzmetin duke ju rikthyer perhere ketyre dy librave per te bere gjimnastike truri.

Ne shumatoren e principeve te te dy librave; behet e qarte se nje shtet avancon interesat e tij vetem nepermjet dy menyrave:

  1. Shtimi i territorit
  2. Shtimi i ndikimit ekonomik, nepermjet inovacionit ose kapjes se tregut.

Nuk ka asnje mates tjeter qe percakton avancimin e nje shoqerie ne nivelin e saj te organizimit dhe suksesit. Karlliqet me demokracine e me kudiun se çfare jane brroçkulla.

Sa me siper; menyra si e kuptoj une ate gjestin e dy ambasadoreve gjermane dhe franceze qe bojkotuan fjalimin e Rames per amnistine fiskale, filtrohet ne shinat e Russoit dhe Smithit.

Ata dy ambasadore; emrat e te cileve nuk i di as tani qe po shkruaj kete status, jane aparatçike te shteteve te tyre qe avancojne interesat e shteteve te tyre dhe nuk harxhojne asnje nanosekonde per te menduar mbi avancimin ekonomik te Shqiperise apo shteteve te tjera te huaja per ta.

Per me teper qe sot Gjermania dhe Franca mund te perfshihen ne nje zinxhir recensioni qe e ka bazen te perthyerja dhe goditja qe po i japin tregut te tyre energjitik; per arsye vasaliteti gjeopolitik. E kam fjalen per sanksionet ndaj Rusise.

Si te tille; ata jane ne te drejten e tyre, por ata nuk kane asnje tager qe ne kushtet kur nuk ofrojne tregje dhe mundesi per vendin tone, te na pengojne neve te perdorim mekanizmat e duhura per te injektuar me shume kapital dhe me shume te mira ne tregun tone.

Jam plotesisht ne mbeshtetje te Edi Rames dhe çdo qeveritari apo politikani opozite qe ofron skema per fuqizimin e mundesive te tregut shqiptar.
Nuk ka rendesi fare mjeti; per sa kohe qe keto asete dhe kapitale jane krijuar tashme dhe ekzistojne si te tilla edhe pse ne te zeze.
Formalizimi i tyre eshte tager i shqiptareve dhe nuk ka pune asnje gjerman apo francez te na tregoje se deri ku duhet te amnistojme ne njerezit tane ne shtepine tone.

Kujtoj qe me kembenguljen e shtetit francez u orkestrua dhe u zbatua pushtimi i paligjshem dhe kriminal i Libise; u destabilizua Libia dhe gjithe rajoni vetem pse kompanite franceze energjitike donin nje thele me te madhe torte ne Libi, plus qe donin te reduktonin ndikimin italian aty.

Kaq me mjafton per t’i kuptuar keta dy ambasadore, si dy cironka te shteteve te fuqishme qe as u plas bytha fare per tregun tone e aq me pak u plas per parimet qe me hipokrizi i promovojne kur u intereson.

Grisni bythen andej; demokracine dhe rregullat e tregut i pashe shume qarte kur ekzekutuat pa gjyq Gadafin.

Jeni me te fuqishem se ne; por se keni ju ne dore qe ne te sillemi si budallenj apo si shtet qe ndjek interesin e vet.

Por gjss mund t’i bini lirisht me dore neper konferenca, ndoshta ju ben mire per shendetin.

Share: