Home Gjeo-Ekonomia Gazetari Shkurti: Butrinti është histori jo biznes

Gazetari Shkurti: Butrinti është histori jo biznes

Nga Armir Shkurti

Butrinti nuk është çështje biznesi por historie. Nuk është një park arkeologjik por çështje identiteti shqiptar.

Kërkoni në internet për sitet arkeologjike shqiptare. Merrni Apolloninë. “Themeluar nga 200 kolonë prej Korinthi e Korfuzi që u martuan me vajza vendase”. A thua këto vajza jetonin në pemë? Martesat ( sidomos kollovare greke ) do të thotë se je 1. i pranuar, 2. i barabartë. Por arkeologjia shqiptare nuk flet asgjë për këtë kulturë që “gjetën themeluesit”. Dy shekuj para Apollonisë të njejtët kanë themeluar Epidamnin ( Durrësin)!!!

Ndërsa Butrinin e gjetën bosh fare Enea me të mbijetuarit e luftës së Trojës 🤪🤪🤪. Këtu i çoi GPS. ….dhe Neritani me shokë nuk ulëtinjë për murin ilir që ndodhet fare pranë agoras!….

Pra, ajo që po bën Aulon Bej Kalaja me një grup të vogël njerëzish, nuk është çështje biletash apo mirëmbajtje gurësh. Është çështje identiteti dhe dinjiteti kombëtar. Ne nuk jemi të ardhur në këto troje. Të tjerët po!

Share: