Home KRYESORE Gjakmarrja/ Shteti strehon familjen që kërcënohet në konvikt! Kushtet e sigurisë dhe...

Gjakmarrja/ Shteti strehon familjen që kërcënohet në konvikt! Kushtet e sigurisë dhe jetesës zero

Një familje në gjak në Shkodër është strehuar në një prej konvikteve të qytetit për shkak të gjakësit.

Policia dhe bashkia kanë gjetur si zgjidhje që familjen ta fusin në një godinë shtetërore. Ku institucioni i parë, policia, do përgjigjet për sigurinë dhe i dyti, bashkia,  për strehimin. Kështu për shtetin çdo gjë është në rregull. Pretendojnë se kanë gjetur një zgjidhje emergjente, por nuk dinë sesi të veprojnë më tej . Por jo vetëm aq, në konviktin ku është strehuar familja asgjë nuk është e sigurt, mund të hyjë dhe të dalë kushdo pa u ndaluar nga askush. Kështu siguria për ta është zero, por jo vetëm aq, ata janë lënë në mëshirë të fatit në një dhomë konvikti, ku nuk i lënë as të gatuajnë.

Zonja e familjes del lyp për të mbajtur burrin dhe djalin të cilët qëndrojnë të ngujuar. Ndërkohë që personi që ka kryer krimin ,vrasje e dy vëllezërve vuan dënimin në burgun e Burrelit.

Gruaja e familjes tregon për gazetarët e Fiksit që për 9 vite kanë qëndruar në Francë pas krimit. Ndërsa gjaksin e kanë në fshat ,dhe për arsye sigurie i kanë sjellë këtu në konvikt.

Ajo rrëfen gjithashtu se në konvikt kanë 2 javë që qëndrojnë, por ndihen të pasigurt dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. “Kur dal lyp” thotë zonja “vendos një shami të madhe në kokë që të mos njihem pasi kam frikë nga gjaksi”.

“E gjitha familja mban frymën gjallë me lekët që unë lyp” rrëfen më tëj gruaja e familjes. Gjithashtu thotë se në konviktin ku janë strehuar policia nuk qëndron aty dhe futet kushdo.

“Kam frikë për djalin” thotë zonja me lot në sy duke kërkuar ndihmën e Fiksit. Gazetarët e Fiksit shkojnë takojnë drejtorin e konviktit, Arban Lutfia.

Ai thotë se këtë familje e futi policia në konvikt vetëm për 5 ditë, por po i lënë akoma këtu. Unë s’di çfarë të bëj pasi për sigurinë përgjigjet policia dhe nuk është përgjegjësia ime thotë drejtori i konviktit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë Shkodër. Nën kryetari  thotë se nuk kanë patur asnjëherë raste të tilla, përsa i përket familjes së ngujuar u kërkua nga policia të strehohej diku dhe se ata do ta mbronin.  E vetmja zgjidhje ishte konvikti dhe vendosën familjen aty. Por pas interesimit të Fiksit nën kryetari premton do mblidhen të gjithë për të gjetur  një zgjidhje tjetër.

Gazetarët e pyesin nën kryetarin se a ka një fond emergjence për raste të tilla, pasi kjo familje nuk ka me çfarë jeton. Nën kryetari pohon se edhe ketë gjë do e diskutojnë në mbledhjen më të afërt.

Ndërkohë Komisariati i Policisë Shkodër në një përgjigje për Fiksin pranon fenomenin e gjakmarrjes, por jo vetëm aq, merr përsipër edhe të interpretojë veprimet e familjes që i janë vrarë dy persona,  ku thotë që ata nuk kanë tendencë për t’u hakmarrë.FOTO GALERI1/7

Top Channel

Share: