Home KRYESORE Habit kryeministri shqiptar i Malit të Zi/ Dritan Abazoviç: Jam gati të...

Habit kryeministri shqiptar i Malit të Zi/ Dritan Abazoviç: Jam gati të jap dorëheqjen nëse…

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti që mban. Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste televizive, ndërsa partia Mali i Zi Demokratik tha se ai do të duhej ta bënte këtë sapo të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë.

Abazoviç tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së Malit të Zi Demokratik, që i bëri thirrje Kuvendit të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, tha Abazoviç për “Vijesti”.

Abazoviç është kritikuar kohët e fundit nga partitë në Mal të Zi, edhe nga partnerët qeveritarë. Po ashtu ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Po ashtu u kritikua gjerësisht edhe për deklaratën në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës.

360grade.al

Share: