Home KRYESORE Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për kthimin e ligjit për...

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për kthimin e ligjit për Butrintin

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ekonomisë u shqyrtua dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Ndërsa në përfundim të tij, deputetët e PS kanë rrëzuar dekretin e presidentit Meta.

Share: