Home Gjeo-Ekonomia Konfindustria: Shtyni afatin e paraqitjes së pasqyrave…

Konfindustria: Shtyni afatin e paraqitjes së pasqyrave…

Perfaqesuesi i Konfidustrias Gjergj Buxhuku, duke folur gjate nje Forumi Nderkombetare me teme "Zhvillimet Energjitike ne Shqiperi dhe Rajon, dhe Proceset Globalizuese".

Sulmi kibernetik ndaj E-Albania, Konfindustria kërkesë Ministrisë së Financave: Shtyni paraqitjen e pasqyrave financiare të biznesve përtej 31 korriku

Konfindustria i ka kërkuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të shtyjë afatin e paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të datës 31 korrik 2022.

Përmes një njoftimi, Konfindustria thotë se ‘‘është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare për shkak të problematikave të mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, pas sulmit kibernetik që u ndërmorrë ndaj saj.

Ndërkohë në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor me dhjetra mijëra biznese të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm I Konfindustrisë thotë se kjo është e padrejtë pasi përgjegjesia për vonesat është e platformës qeveritare.

Sipas tij, “Përvec problemeve të shumta teknike sistemi shqiptar i teknologjisë ka dobësi të mëdha në mbrojtjen e informacionit të shtetasve, qeverisë dhe qytetarëve” dhe se “Vetëm pak muaj më parë rrodhën informacione private të pagave, të targave të makinave dhe numrat e telefonit, që prekën qindra mijra qytetarë dhe biznese”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se “Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që njëkohesisht me aktin normativ në fjalë, të fillojë edhe rishikimi i plotë i përmirësimit të procesit të fiskalizimit”

Share: