Home Gjeo-Ekonomia Kontrabanda e naftës që fshihet nga ministrja! Nga Dashnor Sula

Kontrabanda e naftës që fshihet nga ministrja! Nga Dashnor Sula

.Pak ditë më parë me dokumente të institucioneve zyrtare provova sesi nga viti 2011 deri në vitin 2021 numri i automjeteve motorike gati ishte dyfishuar, ndërsa për habi sasia e naftës së importuar për konsum nuk ishte rritur as kishte qëndruar në të njëjtat nivele, por ishte ulur.

Apelova organet ligj zbatuese që të marrin masa se disbalanca ku rritet numri i automjeteve dhe ulet sasia e naftës së importuar është indicie për një aferë të madhe me dëm ekonomik miliona euro për buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve.

Në parlament ministrja Ibrahimaj me pirueta politike tentoi ta fshehte një skandal të tillë. Por mesa duket në këtë vend ka akoma njerëz të përgjegjshëm dhe i marrin seriozisht shqetësimet reale.

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka bllokuar një peshkarexhë me 80 mijë litra naftë të kontrabanduara, në portin e Durrësit dhe se kanë shpallur në kërkim 3 persona të cilët dolën në det me peshkarexhën pa njoftuar kapitenerinë e Durrësit.👏

Jam i bindur se ky rast është vetëm maja e majës së Iceberg-ut. Duke përgëzuar punën e policëve të ndershëm, inkurajoj çdo punonjës në forcat e rendit, prokurori, në dogana dhe çdo kapilar që ka lidhje me ligjzbatimin, që të mos bëhen pjesë e llumit të korruptuar por të godasin pa mëshirë përmes forcës së ligjit çdo abuzues.

Të gjithë strukturat e përmendura më sipër duhet të dijnë se çdo abuzim nga cilido ndikon tek të gjithë, te qytetarët e thjeshtë dhe te familjarët e tyre.

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit e bën shqipërinë një vend më të jetueshëm për të gjithë. Te mos e blejmë naftën e “Ballshit” për naftë importi!

Share: