Home KRYESORE Krijojini femijes tuaj nje mendje te shendetshme!

Krijojini femijes tuaj nje mendje te shendetshme!

Femijet nuk jane te prape! Nga Urime Straka

Jeni ju prinderit me nje force mendjeje tejet te dobet.

Ka femije me energji te larte, ka femije qe mbartin endrra, deshira, iluzione dhe shpresa por jeni ju prindrit qe i injoroni te gjitha keto tek femija juaj duke e diskriminuar ate teksa e quani shume zevzek dhe te pandreqshem.

Nese ju e konsideroni femijen tuaj si te pandreqshem dhe koke krisur ata do ta marrin si te mireqene dhe domosdoshmerisht do fillojne ta shohin veten si nje problem.

Do ta konsiderojne veten si te padeshirueshem ne familje e me vone kjo ndjesi do ti shoqeroje ata per gjate gjithe jetes.

Po.

Sepse femija i sheh prinderit si shembull, si idol. Femija mendon se prinderi di gjithcka dhe eshte veshtire te bindet per te kunderten.

E nese ju i vini ne pah vazhdimisht femijes tuaj nje apo dy te meta qe ka, psikologjia e tij fillon te bindet se ai eshte i padeshirueshem nga prinderit. Ndjehet i tepert ne familje, pastaj ne shoqeri e ne gjithe jeten e tij sociale.

Jo pak here femijet ne momente kyce te jetes se tyre shprehin deshiren qe te mos kishin pasur kurre familje, pasi kjo i kufizon atyre synimin dhe kurajon per te realizuar vetveten.

Kjo i’u krijon barriera per tu ndjere te pershtatshem per cdolloj terreni dhe hapesire ne jete.

Shohin tek vetja vetem cilesi qe i pengon ata te bejne gjera te medha ne jete.

Te realizojne endrra, te shfaqin talente, te kene aftesi etj.

E shohin veten si deshtakë sepse kjo eshte ajo qe vazhdimisht prinderit kane pare tek ata.

Ndaj krijojini femijes tuaj nje mendje te shendetshme. Sepse nje mendje e shendetshme eshte finalizimi i cdo suksesi ne jete.

Mjaft e patë femijen tuaj si problem.
Problemi jeni ju dhe bindjet tuaja absurde.

Fakti qe u bete prind nuk ju jep automatikisht te drejten te mendoni se mund te beni e te silleni si te doni me femijen tuaj.

Kjo thjesht ju obligon te punoni shume me veten per te pasur neser nje femije te realizuar.

Mos u beni prinder nese nuk jeni ende te bindur qe mund te jeni prinder te mire!

Share: