Home KRYESORE Kushi njofton afatin e ri për regjistrimet në klasa të para dhe...

Kushi njofton afatin e ri për regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta

Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar rinisjen e shërbimit, si dhe afatin e rishikuar për regjistrimet.

“Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023. Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, shkruan Kushi në Facebook.

Share: