Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshja e Qeverisë së Malit të Zi me Kishën Ortodokse serbe, e...

Marrëveshja e Qeverisë së Malit të Zi me Kishën Ortodokse serbe, e dëmshme për shqiptarët!

Nga Ruben Avxhiu

“… për çudi askush nga përfaqësuesit politik shqiptar dhe subjektet e tyre politike nuk reaguan dhe nuk morën qendrim nga aspekti i interesit kombëtar të shqiptarëve në këtë shtet.

Millo Gjukanoviq dhe Dritan Abazoviq, sipas pozitës që ata mbajnë,mbrojnë dhe këqyrin interesin shtetëror të Malit të Zi, kurse ata që janë zgjedhur të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve , pra do të duhej të kqyrnin interesin e popullit të tyre në këtë shtet.

Rikujtojmë lexuesit se trevat shqiptare kanë qenë gjithëmonë në shenjestër të Kishës Ortodokse serbe si pjesë strategjisë së tyre për uzurpimin dhe përvetësimin e monumenteve të historisë dhe të kulturës kombëtare të shqiptarëve.

Gjatë tre dekadave të fundit jemi dëshmitarë të disa tentimeve të tilla uzurpimi dhe për këtë më së miri flasin rastet e qytetit të lashtë të Shasit, në malin e Rumisë ,në Ostros të Krajës ,në Martinaj të Gucisë e gjetiu, raste këto të cilat kanë nxitur disa herë protesta kundër politikës së tyre uzurpuese nga ana e popullsisë shqiptare të këtyre vendbanimeve”.

Marrëveshja e Qeverisë së Malit të Zi me Kishën Ortodokse serbe, e dëmshme për shqiptarët!

Share: