Home Gjeo-Ekonomia Mbi 50 ministra e ‘braktisën’! Boris Johnson dorëhiqet si kryetar partie, pritet...

Mbi 50 ministra e ‘braktisën’! Boris Johnson dorëhiqet si kryetar partie, pritet të dorëzojë dhe postin e kryeministrit

Kryeministria e Boris Johnson duket se ka përfunduar. Boris Johnson dha dorëheqjen si lider konservator sot dhe do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë.https.

Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme, pasi një zëdhënës i tij tha se ai do të dalë në një deklaratë të jashtëzakonshme këtë të enjte.

Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë  atij të japë dorëheqjen , por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin,  edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Doëning Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.

Shpërbërja spektakolare e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë nga përfundimi; ndërsa ligjvënësit konservatorë po diskutojnë mundësinë për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse  është e nevojshme.

Deri më tani, numri i ministrave të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria e Boris Johnson, ka shkuar në 55, ndërsa së fundmi është larguar edhe ‘besniku’ i tij, Brandon Leëis, i cili mbante postën e sekretarit të Irlandës së Verut.

Top Channel

Share: