Home KRYESORE Përjashtimi i gazetarit/ Eurodeputeti thirrje Ramës: Mbështet gazetarinë e lirë, trego përkushtim...

Përjashtimi i gazetarit/ Eurodeputeti thirrje Ramës: Mbështet gazetarinë e lirë, trego përkushtim ndaj vlerave të BE-së

Eurodeputeti suedez David Lega, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut në PE, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur dhe të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së.

Eurodeputeti ka reaguar pas vendimit të kryeministrit për të çuar në ‘riedukim’ gazetarin Klevin Muka, duke e përjashtuar për 3 muaj nga konferencat për shtyp. Teksa shpërndan deklaratën e Reporterëve pa Kufi për të njëjtën çështje, ai shkruan në “Twitter” se liria e shtypit është e panegociueshme për vendet e Bashkimit Evriopan si dhe vendet aspirante.

“Liria e Shtypit është e panegociueshme për anëtarët e BE-së dhe shtetet aspirante për anëtare. I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur dhe të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së”, shkruan eurodeputeti Lega.

360grade.al

Share: