Home KRYESORE Presidenti “mbi palët” ?! Nga Nebil Çika

Presidenti “mbi palët” ?! Nga Nebil Çika

E vetmja gjë “mbi palët” e Presidentit Begaj dhe në fjalimin e tij të parë në pas betimit i shte fjala “mbi palët ” se në fakt ai ruajti linjën ideologjike që e zgjodhi në mënyrë të njëanshme.
Në fjalimin ai përmendi, Skënderbeun, Ismail Qemali, Nënë Terezën madje edhe Fan Nolin si simbole të kombit, foli për luftën “nacional – çlirimtare ” dhe lëvizjen e drejtorit 1990 por por kapërceu shumë gjëra kryesisht të palës tjetër asaj që nuk e zgjodhi.

Përmendi Fan Nolin që e mori pushtetin me revolucion e grushti, në 1924 ku fillon edhe “lufta e palëve” në Shqipëri, por jo për Ahmet Zogun, Presidentin e parë të zgjedhur të Shqipërisë .

Përmendi luftën “nacional – çlirimtare “që në fakt ishte një luftë civile që shkaktoi mijëra viktima shqiptarë dhe vendosi diktaturën gjysmë shekullore më të egër në Evropë.
Diktaturën e kapërceu fare sikur të mos kishte ndodhur kurë .

Vërtet ne jemi kombi i Skënderbeut, Nënë Terezës, Nolit etje po jemi edhe kombi i firmëtarëve të pavarësisë të pushkatuar e burgosur nga diktatura .

Se Ismail Bej Vlora nuk e shpalli i vetëm Pavarësinë. Ne jeni edhe kombi At. Gergj Fishtës dhe Iliaz Vrionit që “çlirimtarët” u nxorën eshtrat nga varri e ua hodhën në lumë .

Jemi edhe kombi i Mithat Frashrit, Abas Kupit, Muharrem Bajraktarit, etje që u shpallën nga çlirimtare “kriminelë lufte” dhe u larguan në ekzil .

Jemi edhe kombi i Maria Tucit, Musine Kokalarit, Sabiha Kasimatit, At Shtjefën Kurtit, Vincens Prenushit, Hafiz Ali Korçës, Havzi Nelës, Vilson Blloshmit , Genc Lekës , Trifon Xhagjikës, Xhelal Koprenckës, Mitrush Kutelit, At.Pjetër Meshkallës ,Visar Zhitit, At Zef Pllumbit, Ziso Vangjelit, Visarion Xhuvanit Federik Reshpjes, Martin Camajt, Bilal Xhaferit, Arshi Pipës etje patriotë që u masakruan nga diktatura e “nacional çlirimtarëve”.
Jemi edhe kombi j djemëve të Isa Boletininit dhe Isamail Qemalit që u vranë e burgosën nga “çlirimtarët” .

Jemi edhe kombi i mbi 5 mijë shqiptarëve të Masakrës se Tivarit të maskrurar nga çlirimtarët tanë dhe ata jugosllavë bashkë.
Jemi edhe kombi i mbi 400 fëmijëve të vdekur nga uria në kampin e e shfarosjes në Tepelenë e dhjetra burgjeve e kampeve të internimit në të gjithë vendin

Jemi edhe kombi i kryengritjeve të Postribës e Zhapokikës, të revoltave të Spaçit e Qafë Barit dhe të Kompanisë 4000 që luftonte në krah të NATO dhe aleatëve perëndimor për çlirimin e Shqipërisë nga “çlirimtarët” komunistë të Traktatit të Varshavës .

Është një listë e gjatë simbolesh të kombit tonë që nuk ishin në fjalimin e parë të presidentit e që nuk e vendosin atë mbi palët por thjesht të rreshtur në palën që e zgjodhi.

Ai e di se ata që e zgjodhën janë pala që i bëri të gjitha këto dhe “nuk përmendet litari më shtëpinë e të varurit “.

Fjalimet e para të presidentëve kanë rëndësi të veçantë dhe ndiqet me kujdes në të gjithë botën se atje, midis rreshtave, gjendet ajo që ai ka ndërmend të bëjë në 5 vjet në krye të shtetit.

Nuk mund të justifikohemi dot me faktin që ai nuk ka shumë kompetenca. Kryetari i shtetit ka mundësinë të jetë mbi palët dhe me fjalimet dhe aktet politike të përçojë një frymë pajtimi në atmosferën e “luftës civile” midis palëve në Shqipëri që nga viti 1943 e deri më sot, që mund të bëhet vetëm duke qëndruar realisht mbi palët.

Por ai nuk ka asnjë detyrim ligjorë ta bëjë këtë Ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes me 50+1% të votave me ndryshimet kushtetuese Berisha – Rama në 2008 ai është i detyruar ti rrijë gatitu palës që e zgjedh .
Prandaj pretendimi për “qëndrim mbi palët” i çdo presidenti që nga viti 1992 ka qenë një mashtrim e hipokrizi, ku me sa duket nuk do të bëjë përjashtim as Presidenti Begaj .
“Duket dielli që në të dalë ” – thotë populli .

n.ç

Share: