Home KRYESORE Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i ndalohet sërish...

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Petar Petkoviq sërish nuk është lejuar të hyjë brenda territorit të Kosovës për të vizituar disa fshatra në Gjilan dhe Leposaviç.

Pas kthimit nga pika kufitare, mediat serbe raportojnë se Petkoviç ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe kërkon që me BE-në të merren vesh nëse duan të vazhdojnë dialogun.

“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon me përçmim Albin Kurtin dhe Prishtinën, të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur. në Bruksel, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare”, ka thënë Petkoviq për mediat serbe.

Shefi i Zyrës për Kosovë shton se vizitën e ka paralajmëruar me kohë dhe nuk e kupton refuzimin e saj nga autoritetet e Kosovës.

Atij edhe gjatë së martës iu ndalua vizita në Konçul dhe Leposaviç, derisa institucionet në Kosovë ende nuk kanë dhënë përgjigje për refuzimin.

Top Channel

Share: