Home KRYESORE Sherr dhe rrëmbim personi në Elbasan

Sherr dhe rrëmbim personi në Elbasan

Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qendër të Elbasanit, duke përdorur dhe sende të forta.

Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri.

Sipas “Abc”, personat e larguar dyshohet se kanë rrëmbyer dhe një person, duke e futur me dhunë në makinë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.

Share: