Home Gjeo-Ekonomia Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, Di Caprio publikon videon: Puna fillon...

Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, Di Caprio publikon videon: Puna fillon këtu

Leonardo Di Caprio, një nga aktorët më të famshëm në të famshëm në botë, vitet e fundit është shndërruar në një “avokat” i natyrës.

Ai ka reaguar fuqishëm edhe për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe për shpalljen e tij në Park Kombëtar.

Në një postim të fundit të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”, Di Caprio ia ka kushtuar sërish Shqipërisë dhe lumit Vjosa.

Ai ka ndarë lajmin se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër shpalljes së parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.

Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”,-shkruan ai bashkëngjitur me videon./Opinion.al

Share: