Home KRYESORE Sulmet kibernetike, Ministria e Brendshme: Këto shërbime do ofrohen fizikisht

Sulmet kibernetike, Ministria e Brendshme: Këto shërbime do ofrohen fizikisht

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me problemin e fundit që ka shkaktuar mbylljen e shërbimeve online për qytetarët.

Pas sulmit kibernetik, shumë shërbime të dhëna nga faqet qeveritare janë mbyllur. Ndërsa Ministria e Brendshme ka bërë me dije se vetëm shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se kjo është një situatë e përkohshme.

Në vijim të komunikimit të mëparshëm të Ministrisë së Brendshme duam të theksojmë se njoftimi lidhet vetëm me shërbimet esenciale të Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile të cilat do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse për qytetarët deri në përfundim të kundërsulmit. Kjo është një situatë tërësisht e përkohshme e diktuar nga sulmi kibernetik i sinkronizuar jashtë Shqipërisë, për të cilin po kryhet një kundërofensivë nga AKSHI dhe aleatët tanë për t’u rikthyer në normalitet shumë shpejt. Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara”,-thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Share: