Home Gjeo-Ekonomia Versioni Ba5 i rrezikshëm, SHBA strategji të re

Versioni Ba5 i rrezikshëm, SHBA strategji të re

Nënvarianti i ri omcron, versioni Ba 5, është përgjegjës për shtimin e infektimeve, kështu ka konklulduar administrata amerikane ndaj dhe ka njoftuar një strategji të re për të frenuar përhapjen e  nënvariantit shumë ngjitës.

Kjo vjen në një  kohë kur qeveria tashmë po zhvillonte një plan për të vënë në dispozicion të të gjithë të rriturve amerikanë vaksinat e dyta përforcuese.

Shtëpia e Bardhë tha se BA.5, është përgjegjës për shumicën e rasteve të reja Covid-19 në SHBA. SHBA-ja po numëron mesatarisht rreth 100,000 raste të reja me koronavirus çdo ditë, dhe shtrimet në spital kanë qenë në rritje që nga prilli.

Shtëpia e Bardhë tha se do të shtonte përpjekjet për të vaksinuar më shumë njerëz, veçanërisht në zonat ku BA.5 po përhapet më shpejt dhe inkurajoi amerikanët që të testojnë veten rregullisht.

Madje si për të theksuar më shumë rëndësinë e situatës dhe dhe ndoshta dhe rikthimin e masës për distancimin social, Presidenti Biden shmangu shtrëngimin e duarve kur zbarkoi në Izrael të mërkurën, për një vizitë zyrtare.

Plani i ri, i  administratës Biden  i cili ende duhet të miratohet nga rregullatorët, ka mbështetjen e koordinatorit të Shtëpisë së Bardhë Covid-19, dhe ekspertit më të lartë të qeverisë për sëmundjet infektive, Anthony Fauci.

“Duke pasur parasysh rritjen e BA.5 në popullatë, është thelbësore që amerikanët të qëndrojnë të përditësuar për vaksinat e tyre kundër Covid-19. Shkenca është e qartë se vaksinat Covid-19 mbeten mjeti ynë i vetëm më i rëndësishëm për të mbrojtur njerëzit dhe për të parandaluar sëmundjet e rënda, shtrimet në spital dhe vdekjet, dhe qëndrimi i përditësuar për vaksinat përforcuese siguron që njerëzit të kenë nivelin më të lartë të mundshëm të mbrojtjes”, njoftuan ekspertët.

Top Channel

Share: