Home Gjeo-Ekonomia 1.4 milion qytetarë të huaj hynë në Shqipëri në Korrik

1.4 milion qytetarë të huaj hynë në Shqipëri në Korrik

1 milion e 400 mijë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit Korrik sipas INSTAT duke u rritur me 21 % krahasuar me muajin Korrik 2021.

Me të dhënat e fundit të INSTAT, duket se ky sezon turistik do jetë më pozitivi në vend, sa i përket shifrave të turistëve, sepse jo vetëm që ka rritje në krahasim me vitin e shkuar, por shifrat e turistëve të huaj kanë tejkaluar edhe numrin e turistëve për vitin 2019, i cili konsiderohet si vitit më i mirë i turizmit në Shqipëri.

Gjatë Korrikut kanë hyrë rreth 227 mijë shtetas të huaj më shumë se në Korrik të 2019 duke pësuar një rritje me 19.3 %.

Spanjollet dhe italianët kanë numrin më të lartë të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë Korrikut. Sipas INSTAT, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në korrik janë për pushime, vizitë tek të afërm, trajtime shëndetësore. Pjesa tjetër janë transit, për qëllime fetare ose personale.

Ndërsa për periudhën Janar-Korrik 2022, në vend kanë hyrë 3.96 milionë shtetas të huaj, edhe ky një nivel rekord. Sërish hyrjet janë 19% më të larta në raport me para-pandeminë dhe gati 40% më të larta sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rrugët hyrëse më të preferuara të turistëve janë pikat ajrore, të cilat janë rritur me 120% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, më pas pikat hyrëse detare, të cilët kanë një rritje me 50% të pasagjerëve, dhe më pas pikat kufitare tokësore me 28,9 %.

Hyrjet e turistëve të huaj

Vitit 2019 1.176.810 shtetas të huaj

Vitit 2022 1.403.333 shtetas të huaj./ Klan News

Share: