Home KRYESORE A beson në dashurinë e madhe?

A beson në dashurinë e madhe?

Përkthimi nga Irena Ngucaj

  • A beson në dashurinë e madhe?
  • Unë besoj tek dashuria
  • Pra, nuk beson …
  • Besoj se dashuria është një dhe e njëjtë për të gjithë dhe se ne e bëjmë atë të mrekullueshme.
  • Nuk po të kuptoj…
  • Nëse dashuria do të mjaftonte për të bashkuar dy njerëz përgjithmonë, nuk do të kishte kaq shumë zemra që vuajnë për humbjen e saj.Duhet diçka më shumë.
  • Diçka tjetër përveç dashurisë? Mahhh…
  • Po, duhet prezencë dhe mirëkuptim,vëmendje dhe respekt, seks dhe bashkëpunim,të qeshura,durim,dëgjim,shumë dëgjim dhe jetë e përbashkët në shtëpi e kudo.
  • Nuk e di… Më duket paksa e komplikuar dhe e lodhshme. Po e tepron.
  • I dashur mik, dashuria është falas për të gjithë,kurse dashuria e madhe nuk është kurrë.Ajo duhet fituar. (Michele de Paolis)
    Përkthimi (Irena Ngucaj)

Të mbaj në çdo mendim
si mishi lëkurën
si nata me ditën
që largohen
pa u eliminuar,
për tu plotësuar.(Irena Ngucaj)

Pa mundësia të jesh me dikë dhe pa aftësia të jetosh pa të,ja kjo ndodh mes nesh.Qëndrojmë kështu përgjithmonë, pezull mes një “të dua” dhe një “lamtumirë”. Kush e di,mbase është edhe kjo dashuri. Themi lamtumirë por qëndrojmë.Largohemi por e mendojmë njëri-tjetrin pranë.Jemi atje.Mes një fillimi dhe një fundi,ku jetojnë pritjet.Ku asgjë nuk ka filluar dhe asgjë nuk do të përfundojë kurrë.
Më mungon ajo që nuk kemi qenë kurrë,më mungon ti dhe personi
që do të mund të isha pranë teje,ose nën teje.Nuk do të jemi kurrë asgjë.Megjithatë,ndoshta kemi qenë gjithçka.
Mundet që një diçka që nuk ekziston të zgjasë përgjithmonë? Nëse mundet.Atëherë, ajo gjë je ti. (Riccardo Bertoldi)
Përkthimi (Irena Ngucaj)

Dhe do të mbetesh gjëja më e bukur,
ndër të gjitha gjërat e bukura për të cilat
nuk kam mundur të jap dot shpjegim.(Charles Bukowski)
Përkthimi (Irena Ngucaj)

-Pse vazhdon ta dashurosh,kur nuk mund të jetosh bashkë me të?
-Po ti pse merr frymë,kur dihet që një ditë do të vdesësh…?!

Dhe ndërsa humbiste brenda saj,ndërsa ndjente flokët e lëshuara ti preknin fytyrën,buzët që ndesheshin me lëkurën e saj të butë,kuptoi se kishte njerëz që ishin për njëri-tjetrin,ajo pjesa munguese.(Jojo Moyes)
Përkthimi (Irena Ngucaj)

Kur të them SHPIRT
fjala turpërohet
se më mbetet borxhlije… (Irena Ngucaj)

Share: