Home KRYESORE Akuzohet për terrorizëm/ Bledar Zeneli përlotet në gjykatë: Kam cituar Kuranin, nuk...

Akuzohet për terrorizëm/ Bledar Zeneli përlotet në gjykatë: Kam cituar Kuranin, nuk kam bërë propagandë

Bledar Zenel, i dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe propagandë me qëllime terroriste ka dalë këtë të enjte para  gjykatës së posaçme për t’u njohur me masën ndaj tij.

Burime për gazetaren Anila Hoxha tregojnë se Zeneli e ka pranuar që ka postuar statuse te tilla në rrjetet e tij sociale , po thekson se nuk janë për qëllime ekstremiste dhe as terroriste.

Kam cituar Kuranin dhe nuk kam nxitur terrorizëm, kam thënë që do të fitojë islamizmi dhe jo ISIS, është shprehur mes lotësh Zeneli.

30-vjeçari, me profesion murator, u ndalua me urdhër të SPAK pak ditë më parë, pasi prokurori i Posaçëm u bind se i riu po propogandonte për qëllime terroriste dhe se po nxiste urrejtjen

I mbajtur nën lupat e antiterrorit për dy vjet, Zeneli përdori gjerësisht rrjetet sociale për të mbështetur ISIS, dhe sulmet e ndodhura gjatë kësaj kohe. Zeneli, thotë SPAK, shfaqet duke komentuar kundër shtetit të tij, dhe duke bërë propogandë për shtetin islamik.

SPAK dhe antiterrori thonë se në dy vite ndjekje dhe vëzhgim, rezulton se 30-vjeçari hapi llogari në “Twitter, “Intagram” dhe “Facebook” dhe aty nxiti urrejtjen duke folur për xhihadin dhe luftën e drejtë qe sipas tij ishte ajo e shtetit islamik.

Top Channel

Share: