Home Gjeo-Ekonomia Ballkani i Lirë Europian alternativë ndaj Ballkanit të Hapur të Rama-Vucic

Ballkani i Lirë Europian alternativë ndaj Ballkanit të Hapur të Rama-Vucic

Nga Agim Nesho*

Tensionet e krijuara nga nacionalistët e rinj të Beogradit ditët e fundit tregojnë qartë sesa larg qëndron Serbia në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe europianiste që sigurojnë paqe dhe stabilitet në rajon.

Në këtë klimë tensioni dhe nxitje për konflikt, në një skenar që Rusia shikon me interes për të shtrirë influencat e saj dhe konfliktin në Ballkan, zoti Rama përpiqet më kot të gjejë zgjidhje kompromisi tek Ballkani i Hapur.

Ballkani i Hapur, një inisiativë e vjetër serbe për dominimin e saj ballkanik, një inisiativë që sjell ndarje dhe jo integrim, një inisiativë e imponuar popujve të Ballkanit nga interesat e ngushta për pushtet të liderëve të kapur, që zgjidhjen e gjejnë jo në vlerat dhe parimet europiane por në kompromiset me nacionalistët dhe lëshimet pa princip.

Partia e Lirisë është për Ballkanin e Lirë të Vlerave Europiane dhe jo Ballkanin e Hapur për influencat Ruse dhe Kineze. Një Ballkan të Lirë për të bërë zgjidhjen e tij për integrimin Europian, një Ballkan të lirë nga frika e rikthimit të nacionalizmave dhe rindarjes së tij në linja të pastra etnike.

Sot pamë një kryeministër Shqiptar të mbajtur peng nga protagonizmi i tij i gabuar, ‘që fshihet si struci për të mos lënduar mikun e tij Vucic’. Nuk është vetëm qëndrimi i tij mohues ndaj rolit dhe cështjes së Kosovës, por sot vihet në dyshim e ardhmja jonë europiane e një rajoni që është dhe i takon vlerave perëndimore.

*Agim Nesho, Partia e Lirisë

Share: