Home KRYESORE Birmani/Në moshën 77-vjeçare nobelistja e paqes Suun Kyi dënohet edhe me 6...

Birmani/Në moshën 77-vjeçare nobelistja e paqes Suun Kyi dënohet edhe me 6 vite burg

Gjykata e juntës ushtarake të Birmanisë dënoi sot ish-udhëheqësen Aung San Suu Kyi me gjashtë vjet burg për korrupsion, tha një burim.

Suu Kyi u dënua me “gjashtë vjet burg për katër akuza për korrupsion”, tha burimi, i cili dëshironte të mbetej anonim.

Ish-udhëheqësja e Birmanisë tashmë ishte dënuar me 11 vjet burg.

Dënimi i ri për Aung San Suu Kyi përbën “një fyerje ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili e quajti “të padrejtë” arrestimin dhe dënimin e gruas së moshuar.

San Suu Kyi në moshën 77-vjeçare tani do të duhet të vuajë 6 vjet burg për katër akuza korrupsioni, të cilat i shtohen 5 viteve të vendosura disa muaj më parë, për një total prej 11 vitesh burg. Menjëherë pas grushtit të shtetit ushtarak në shkurt 2021, ajo u arrestua dhe u vendos në izolim në kryeqytetin Naypyidaë.

Aung San Suu Kyi u shfaq në gjendje të mirë shëndetësore në sallën e gjyqit ushtarak të Naypyidaë, sipas një burimi të afërt me rastin, dhe nuk komentoi dënimin.

Gjyqi i saj po zhvillohet me dyer të mbyllura për më shumë se një vit. Avokatët e saj mbrojtës janë të ndaluar të flasin me shtypin apo organizatat ndërkombëtare. Mbi Nobelisten e Paqes rëndojnë disa akuza që nga nxjerrja  sekreteve shtetërore sipas një ligji që daton që nga kohërat koloniale, tek mashtrimi zgjedhor, rebelimi dhe korrupsioni. Në fund të prillit të kaluar ajo u dënua me 5 vjet burg me akuzën se kishte marrë 600 mijë dollarë dhe ar ryshfet nga një ish-zëvendësministër./Opinion.al

Share: