Home KRYESORE Bota shqiptare ne zi per 7-vjecaren e vrare nga nje polic qe...

Bota shqiptare ne zi per 7-vjecaren e vrare nga nje polic qe kryepolici e ‘perjashtoi’ nga rradhet e forcave te tij!

Nga Genc Mlloja

Deklaron kryepolici i Shqiperise Gledis Nano pas vrasjes nga nje efektiv i tij te nje femije 7- vjecar ne bregdetin e Himares sot përjashtimin e tij nga radhët e ‘uniformave blu’ dhe nisjen e një ‘hetimi të thellë’ për të.

Do te kishte bere me mire te kishte heshtur, te fshihej nga ekranet televizive (ka mjaft zedhenesa), qe kryepolici t’mos behej gazi i botes me vetelavderimin se e perjashtoi vrasesin me uniforme, nje ish- trafikant droge, dhe se urdheroi nisjen e nje ‘hetimi te thelle’ per te.

Po kjo eshte tallje makabre; a mos priste njeri qe Nano ta dekoronte vartesin e tij vrases te nje engjelli te nje familje paqesore qe kishte ardhur nga Anglia per pushime e cila do te kthehej me fund tragjik?

Po cfare pritet, nderkohe, nga hetimi i thelle i kryepolicit kur mengjesi i nje dite fillon me vrasje e vazhdon 24 ore kriminalitet pa pre ne te kater anet e vendit.

E kulmi eshte se kjo tragjedi ngjet 2-3 dite pas masave te policise per bregdetin, e mos me keq del pikerisht polici e te vret.

Nuk ke cfare i thua askujt asgje se kreu i kesaj qeverie Edi Rama e ka pergjigjen gati: keshtu ngjet ne te gjithe boten!

Por bota shqiptare nuk ndjen si ai, perkundrazi eshte ne dhimbje te thelle, eshte ne zi per jeten e vrare te 7- vjecares qe po gezonte bregdetin (vrastar) shqiptar.

Share: