Home Gjeo-Ekonomia Çmimi i naftës në rritje, Boçi akuza Ramës: Biznesi i tij qeverisës...

Çmimi i naftës në rritje, Boçi akuza Ramës: Biznesi i tij qeverisës arkëton miliona  

Opozita akuzon qeverinë se po spekulon me çmimin e naftës duke penalizuar kështu xhepat e qytetarëve.

Këtë herë përmes një postimi në Facebook, deputeti Luçiano Boçi shprehet se çmimi i naftës në këtë periudhe është rritur edhe për faktin se ky është momenti kur konsumi i saj në vend rritet.

Postimi i plotë

ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.

Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet.

Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës.

Me keq se e turpshme!

Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.

Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.

Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës.

Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

Share: