Home KRYESORE Drafti për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla: Heqim pengesat...

Drafti për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla: Heqim pengesat për hetimin e pastërtisë së figurës. Drejtësia ka arsye të nisë procedimin penal ndaj Berishës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, sqaroi propozimet e maxhorancës për ndryshimet ligjore, njëri për Autoritetin e Dosjeve dhe tjetri për ligjin e zgjedhjeve.

Para gazetarëve, Balla tha se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, por tha që draftet nuk janë ende përfundimtare.

Në fund të korrikut është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri për Autoritetin e Dosjes dhe një në lidhje me ligjin për zgjedhjet. Janë nisma që bazohen në propozimin e ardhur për të hequr çdo pengesë dhe për të hedhur dritë mbi personat që zgjidhen apo emërohen. Për të hedhur dritë mbi pastërtinë e figurave, nisur nga rasti i evidentuar tashmë për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri dhe që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumente të reja shtesë e ekzistojnë disa pengesa nga ligji aktual për vijimin e shqyrtimit. Është depozituar një nismë për ndryshimin e dy ligjeve. Dy nismat që janë depozituar janë nisma që burojnë nga propozimi i Autoritetit.  Këtu nuk bën përjashtim askush që ka qenë pjesë e sigurimit të shteti apo bashkëpunëtorë. Do të jetë më e gjerë se kaq. Drafti është pune por është ende një draft jo i plotë. Në këtë kontekst të përfshihen edhe funksionarët e lartë që ka qenë në hierarkinë e Partisë së Punës. Në këtë kontekst duhet të keni edhe pak durim sa drafti të marrë formën finale dhe rrugën ligjore. Konfirmoj që ndër objektivat e rëndësishëm të Kuvendit në vjeshtë bëjnë pjesë këtë  çështje. Një prej çështjeve më të rëndësishme do jetë amnistia fiskale apo buxheti i shtetit”- tha Balla para gazetarëve.

Për sa i përket Berishës, Balla tha se drejtësia tashmë duhet të nisë procedimin penal ndaj “non-gratës”, pasi i ka arsyet.

Nga letra që i është dorëzuar Sali Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e duhur. Janë bërë publike edhe elementët korruptive por kjo çështjeje që i takon drejtësisë dhe nuk mund të afrësohet në këtë paketë që ne po diskutojmë, Unë mendoj dhe bashkë me juristët do e konsultojmë, Berisha është përfaqësues i lartë i Partisë së Punës. Si një sekretar partie. Në vlerësimin e juristëve të konsiderohet pjesa si një sekretar partie. Është e papranueshme që pas 30 vitesh një sekretar i shpallur non-grada nga dy  vende të rëndësishme, të vazhdojë të bëj pis kuvendin e Shqipërisë, Por ky diskutim duhet vijuar. Faktet publike të bëra nga vetë katrani me vboj për ato që Britania. I përfshirë në afera të mëdha korruptive por jo vetëm siç është destabilizimi i demokracisë në Shqipërisë. Ka plot arsye që drejtësia të filloje procedimin penal ndaj non-gratës.

Top Channel

Share: