Home KRYESORE “Drejtësi për Jonadën”, edhe fëmijët i bashkohen protestës

“Drejtësi për Jonadën”, edhe fëmijët i bashkohen protestës

Jo vetëm të rriturit, protestës së sotme i janë bashkuar edhe fëmijët.

Siç shihet në foto, fëmijët së bashku me prindërit e tyre kanë zgjedhur të marrin pjesë në protestën për ngjarjen e rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një vajzë 7 vjeçe.

Qytetarët janë ulur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa një grup fëmijësh janë ulur në shkallët e Kryeministrisë me pankarta në duar.

Protestuesit kanë marshuar nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë, ashtu siç bënë edhe protestën e parë.

Share: