Home KRYESORE E vërtetë! Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar me një ceremoni...

E vërtetë! Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar me një ceremoni intime

Pasi Taika Waititi dhe Rita Ora ndezën thashethemet se janë martuar pasi regjisori u pa me një unazë martesë në gisht, vjen konfirmimi i lajmit. The Sun UK raporton e çifti janë martuar në një ceremoni intime në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje”, tha një burim për median. “Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.”

Rita duket se e konfirmoi lajmin, pasi u shfaq me një unazë rreth në një foto të shpërndarë në Instagram të dielën.

Burimi më tej pohoi se këngëtarja – e cila pas martesës ka ndryshuar emrin e saj në Waititi-Ora – donte një martesë të vogël në mënyrë që ta mbante marrëdhënien e tyre sa më private.

“Është planifikuar të bëhet një festë e madhe, e stilit të showbiz-it, por mos prisni ta shihni të pasqyrohet në revistën me ofertën më të lartë”, -shtoi burimi.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza – Te Hinekahu 10 vjeç dhe Mateëa Kiritapu 6 vjeç – nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.

360grade.al

Share: