Home Gjeo-Ekonomia Neve na intereson që Serbia të vazhdojë të mbetët mike e Rusisë!

Neve na intereson që Serbia të vazhdojë të mbetët mike e Rusisë!

Nga Korab Blakaj

Europa mezi pret që Serbia ta njohë Kosovën,në mënyrë që Amerika të largohet nga Kosova- Shqipëria , pra nga Europa!

Rusia e do Serbinë në Europë.

Europa e do Kosovën në EU por jo edhe Shqipërinë – që të mos integrohen!

Ajo e do Serbinë në EU që të riintegrohet me Kosovën!

Amerika në versionin më të keq mund të largohet nga Europa, madje nga Polonija por jo nga Shqipëria.

Shqipëria është Mesi i Artë. Lidh Italinë me Turqinë. Kontrollon Otranton- rrjedhimisht Mesdheun! Kontrollon dhe mbron Ballkanin nga influenca ruse!

Rruga Egnatia është interes strategjik afatgjatë!
Kjo rrugë duhët të ndërtohet; Shqipëri – Maqedoni- Thraka Bullgare- Turqi!

Me këtë rrugë Serbia dhe Greqia – aleatet e Rusisë, bëhën të parëndësishme. Turqia thellohet në ëndrren perandorake.

Aleanca Amerikano-Turke mund të jetë e aftë t‘i bëjë ballë ndikimit rus dhe ta dominojnë Europën!

Njohja nga Serbia nuk është interes yni strategjik!
Zhvillimi ekonomiko ushtarak dhe thellimi i aleancës me Amerikën janë interesat tona!

Shënim: Opinioni është i autorit të shkrimit dhe jo domosdoshmërisht përkon me politikën redaksionale të www.perqasje.com

Share: