Home KRYESORE Një vajzë 11 vjeçare ka provokuar!?A ka ferr më të madh se...

Një vajzë 11 vjeçare ka provokuar!?A ka ferr më të madh se ky që po përjetojmë!?

Nga Urime Straka

Ti je duke e perdhunuar ate o horr! Je duke e perdhunuar ate cupeline 11-vjecare e asht tu tu duk vetja burre?

Ti s’ke asnje emer tjeter pervecse funderrine, maskara, i paafte dhe psiqik.

E ke perdhunuar ate vajze te vogel se e ke gjet te dobet e te pambrojtur. E ke gjet delikate e duart e tua prej shpifesire e kane pas ma te lehte ta mberthejne.

E ke perdhunu se familja jote ka qene nje familje perdhunuesish. Se je abuzu gjithe jeten tate e je rrit duke marre formen e nje krimineli deshperues dhe shpirt lige. Nese ke pas prind, turp e faqe e zeze per ca pjelle kane rrit. Nese ke prind, Zoti duhet t’i mallkoje qe jane shumuar me ty, me fytyren tate perverse e te ndyre sa s’ka me. Do kishte qene ma mire qe prinderit e tu te kishin masturbuar ne toke e ti fare e keqe mos kishe ardhur kurre ne jete.

Po thelle-thelle ti s’ke faj. Faj ka gjithe njerezimi qe lejojne edukimin pervers te shoqerise brenda atyre mureve qe qelbin perversitet ku me siguri ti je rritur. Ku nuk i ke permbajtur dot epshet e tua shtazarake dhe ku ke mbetur nje mjeran idiot, i pazhvilluar mentalisht dhe fizikisht.

Dhe fajtor i krimit kolosal jane te gjithe ata specie te cuditshme e te frikshme qe ende thone se ajo ka provokuar.

Një vajzë 11 vjeçare ka provokuar?! Me cfare?
Nderkohe qe ajo as fizikisht nuk eshte zhvilluar akoma? Nderkohe qe as mendja s’ka filluar akoma ti punoje erotikisht.

Po.

I lejojme ne k’to krime te ndodhin. Ne qe heshtim para ketij sistemi perdhunes deri ne kocke. Ne qe mbeshtesim kur meshkujt dhunojne. Ne qe heshtim kur baba i thot cunit kapi gocat me zor, behu burre!

Ne heshtim kur degjojme prinderit tane ta mesojne djalin e familjes te behet kriminel, dhunues, poshterues, manjak…

E na dhemb shpirti kur djali i asaj familjes tjeter na perdhunon, na vret, na poshteron…e nuk flasim dot, e heshtim me perdhune, e na pervelohet shpirti sepse faji bie prap mbi ne.
O shoqeri idiote!

A ka ferr me te madh se ky ku po jetojme?

Share: