Home KRYESORE Pa Filtra, Mjeku Nini Dede: Mjekët ndihen të vlerësuar nga njerëzit, pacientët,...

Pa Filtra, Mjeku Nini Dede: Mjekët ndihen të vlerësuar nga njerëzit, pacientët, nga politika aspak!

I ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion mjeku i njohur Nini Dede tha se nuk është e lehtë të punosh kur të tjerët pushojnë, por ja që profesioni i mjekut të cilin e kam zgjedhur me pasion e dashuri e do që të punohet për ti ofruar kura e shërim pacientëve të cilët në sezone festash e pushimesh janë më të shumtë.

Doktor Dede tha se sapo është diplomuar ka filluar punën si mjek dhe e bën atë me pasion dhe i motivuar maksimalisht në shërbim të njerëzve.

I pyetur nga gazetari Nura nëse ai dhe kolegët e tij ndihen të vlerësuar nga njerëzit, shoqëria, doktor Dede tha shoqëria përgjithësisht i vlerëson dhe respekton mjekët të cilët kryejnë një punë jo të lehtë në shërbim të tyre.

Personalisht – tha Doktor Dede – jam ndjerë i vlerësuar nga njerëzit me të cilët kam patur të bëj dhe i kam shërbyer me devotshmëri.

Pyetjes së gazetarit Nura nëse mjekët janë të vlerësuar sa duhet dhe si duhet nga politika dhe administrata, doktor Dede tha se nga politika jemi të keqkuptuar dhe të pavlerësuar sa duhet! Jo rastësisht – tha doktor Dede – mjekët në shumicë po zgjedhin të lënë shtëpitë e tyre në atdhe dhe të shkojnë e punojnë gjetkë!

Sipas doktorit Dede nevojiten politika proteksioniste dhe motivuese ndaj mjekëve që ata të mos braktisin vëndin e tyre dhe të punojnë këtu të mirë vlerësuar.

Doktor Dede tha se ishte gjuthashtu një qytetar i përgjegjshëm dhe i angazhuar me Partinë e Ballit Demokrat ngase kishte adhuruar themeluesin e kësaj partie historike, intelektualin Mithat Frashëri.

Nini Dede tha se filozofia politike e Mithat Frashërit e frymëzonte edha tani atë dhe shumë anëtarë dhe mbështetës të rrugës së tij politike me partinë aktuale.

Share: