Home Gjeo-Ekonomia Rritja e çmimeve /Sejko: Inflacioni 7.4% në qershor, kulmon në muajt në...

Rritja e çmimeve /Sejko: Inflacioni 7.4% në qershor, kulmon në muajt në vijim

Duket se parashikimet ekonomike dhe situtata me çmimet nuk do jenë optimiste edhe për muajt në vazhdim.

Në një dalje  për mediat Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se inflacioni pritet të kulmojë në gjysmën e dytë të vitit ku jemi, ndërsa referoi se përgjatë gjysmës së parë të vitit, ai shënoi pikun në muajin qershor.

“Inflacioni kulmoi 7.4% në muajin qershor. Rritja e inflacionit pasqyron artikujt ushqimorë, çmimet e naftës dhe transportit”, tha Sejko, duke pohuar se inflacioni pritet të shënojë sërish rritje në muajt në vijim./Opinion.al

Share: