Home Gjeo-Ekonomia Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje!

Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është shprehur se është i shqetësuar për luftimet që po zhvillohen pranë uzinës bërthamore në Zaporizhia në Ukrainën Jugore.

Këtë deklaratë ai e dha gjatë një samiti të përbashkët me Presidentin ukrainas Zelensky dhe Presidentin e Turqisë Erdogan.

Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhia është vetëvrasje”, është shprehur ai.

Edhe Presidenti turk shprehu shqetësimin për luftimet pranë centralit bërthamor të Zaporizhia, duke e krahasuar me rrezikun e Çernobilit në vitin 1986.

Ditët e fundit, pranë centralit bërthamor në Zaporizhia po zhvillohen luftime të ashpra. Si forcat ukrainase, ashtu dhe ato ruse, fajësojnë njëra-tjetrën për këto sulme.

Rusia ka marrë kontrollin e stacionit, megjithëse ai ende drejtohet nga inxhinierë ukrainas.

Share: