Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Tentoi të vrasë babanë me prerësen e barit, arrestohet 29-vjeçari në Cërrik

Tentoi të vrasë babanë me prerësen e barit, arrestohet 29-vjeçari në Cërrik

Një 29-vjeçar akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj të atit në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Klos. Shtetasi me iniciale B.Sh., që vuan nga probleme të shëndetit mendor, e ka dhunuar 59-vjeçarin dhe e ka goditur me kosë. Policia ka ndërhyrë në kohë, ndërkohë që i plagosuri është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, shtetasi B. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik.

Top Channel

Share: