Home KRYESORE Tragjedia e Potamit/ Ministri i Brendshëm reagon pas akuzave: Përgjegjës për jetën...

Tragjedia e Potamit/ Ministri i Brendshëm reagon pas akuzave: Përgjegjës për jetën e shtetasve, por jo për baltën e Berishës!

Një ditë pas akuzave të ish kryeministrit Berisha, bërë në protestën e thirrur nga shoqëria civile pas tragjedisë në Potam, vjen reagimi i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ndërsa i konsideron sajesa akuzat e Berishës, për një biznes me gomone apo skafe, Çuçi shkruan se bëhet fjalë për një biznes që ka krijuar së bashku me një shoqatë velierash sportive, me varka me vela.

Ndër të tjera Çuçi thekson se jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së qytetarëve, por jo për akuzat e Sali Berishës.

Reagimi i Ministrit të Brendshëm për tragjedinë në Himarë: 

Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.

Top Channel

Share: