Home KRYESORE Vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat ishin kthyer nga Italia për pushime,...

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat ishin kthyer nga Italia për pushime, ish-dhëndri iu bëri pritë dhe i vrau brenda në shtëpi (Detaje)

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmë Lezhën, ku babë e bir, Pjerin Gent Përjaku, u vranë me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri.

Viktimat jetonin në Itali prej 20 vitesh, ndërsa ishin kthyer në Lezhë vetëm një ditë më parë, por pushimet rezultuan fatale për ta.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pak para mesnatës në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, Besnik Pjetri vendos të vrasë babanë dhe vëllanë e saj.

Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi ku si duket autori i dyshuar iu  ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre. Burime të afërta nga familja bëjnë më dije se në momentin që viktimat janë futur në banesë, autori ka hapur deren dhe ka qëlluar drejt tyre në korridorin e shtëpise ku ka rrezikuar dhe familjarë të tjerë.

Dyshohet se shkak për konfliktin janë bërë vajzat mes çiftit të divorcuar, të cilat mendohet se pas ndarjes nuk i ka takuar. Po ashtu burime bëjnë më dije çifti ka patur konflikte të vazhdueshme edhe pse ishin divorcuar 6 vite më pare.

Për Top Channel, fqinjët kanë treguar se familja e viktimave ishte e qetë ndërsa Genti ishte djalë i vetëm.

Familje e mirë, e mrekullueshme. Taksirati të gjen. Kanë pas jetuar, por para 20 vitesh kanë ikur në Itali. Me vra fëmijën, po jo në këtë gjendje. Djalë i vetëm, atë djalë edhe vajzën kanë pasur. Vinin çdo vit këtej në Shqipëri rinin deri në 10 dite. Nuk e di se kur ka ndodhur, por asgjë nuk kam dëgjuar. Jam çudit. S’kanë pas konflikte, andej nuk e di, por këtej jo”, u shpreh njëri nga banorët.

Trupat ndodhen ende në morg ndërsa familjet e viktimave kanë hapur dyert e mortit. Autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është ende në kërkim të tij.

Top Channel

Share: