Home Gjeo-Ekonomia “Disa me Marcedesë, të tjerë s’kanë ushqim”, Rama për Der Spiegel: Askush...

“Disa me Marcedesë, të tjerë s’kanë ushqim”, Rama për Der Spiegel: Askush s’po vdes për bukë

Në një intervistë për median gjermane “Der Spiegel” , kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri ka varfëri, por thotë se askush nuk po vdes për bukë.

I pyetur se pse vendi nuk po bën ende ndonjë përparim të rëndësishëm me reformat, 30 vjet pas përfundimit të diktaturës, Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një shtet me traditë solide, por sipas tij ne ishim, Koreja e Veriut e Evropës, një diktaturë e izoluar.

Pjesë nga intervista

DER SPIEGEL: Pra, pse Shqipëria nuk po bën ende ndonjë përparim të rëndësishëm me reformat, 30 vjet pas përfundimit të diktaturës, në drejtim të qeverisjes, luftës kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi?

Edi Rama: Këtu duhet të bëjmë shumë gjëra që nuk i kemi pasur kurrë. Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë një gjyqësor të pavarur nga politika. Nuk kemi pasur kurrë një shtet me traditë solide. Në fund të fundit, ne ishim një diktaturë e izoluar, Koreja e Veriut e Evropës, ku ishte ende e rrezikshme të dëgjoje ‘Beatles’ në fund të viteve 1980. Prandaj pretendoj se në terma absolutë kemi arritur në këto 30 vite më shumë se çdo vend tjetër në Evropë.

DER SPIEGEL: Në çdo rast, nuk thuhet se keni mungesë vetëbesimi?

Edi Rama: Imagjinoni ku ishim në fund të diktaturës, jepeshin katër kilogramë mish për familje në muaj. Në orën një të mëngjesit, njerëzit viheshin në radhë për një shishe qumësht. Dhe shikoni numrin e madh të shqiptarëve që pushojnë sot jashtë vendit apo makinat në rrugë.

DER SPIEGEL: Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh  Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si një pabarazi e madhe.

Edi Rama: Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para’ nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.

Share: