Home KRYESORE Është meritë e Fatos Nanos që Partia Socialiste e Shqipërisë mbeti progresiste,...

Është meritë e Fatos Nanos që Partia Socialiste e Shqipërisë mbeti progresiste, ndërsa kundërshtar kish një diktator të ri!

Nga Vullnet Sinaj*

👉Në përfundim të një epoke dhe në nisje të një tjetre, kur Shqipëria dhe e gjithë Europa Lindore përqafuan demokracinë dhe pluralizmin si sistem politik, Partia Socialiste 🌹 pati fatin të drejtohej nga një njeri që diti të ruajë ekuilibrat politikë dhe njerëzorë.

Fatos Nano ishte politikani i cili e pagoi më shtrenjtë se të tjerët hakmarrjen e pushtetit.
Ai u privua nga liria për shumë kohë, vetëm sepse ishte lider i një partie që rrezikonte politikisht karrierën e një diktatori të ri.

Megjithatë, duke folur dhe vepruar me mençuri e maturi, Fatos Nano jo vetëm që s’pati mllef personal, por nxiti pajtimin mes shqiptarëve në një moment të vështirë në fund të shekullit 20. 🤝

Dhe kur iku nga politika, e bëri këtë qetë dhe butë, si rrallëkush në këtë vend.

Sot ai feston 70-vjetorin. Eshtë meritë e Fatos Nanos, që Partia Socialiste e Shqipërisë mbeti një forcë progresiste dhe alternativa e parë qeverisëse më e dashur për shqiptarët. 🇦🇱

100 vite të lumtura dhe faleminderit! 🙏

Share: