Home KRYESORE Inside Story/ Ish-shefi i antidrogës: Ndiqni një fushatë në Fier dhe do...

Inside Story/ Ish-shefi i antidrogës: Ndiqni një fushatë në Fier dhe do kuptoni lidhjet e grupeve kriminale me partitë

Arben Isufaj, mori goditje të rëndë atëherë kur mendohej se ishte më i fortë se kurrë. Me humbjen e djalit të xhaxhait, Julianit, ai humbi krahun e djathtë.

Pak muaj pas asaj ngjarjeje, goditja e radhës vjen për krahun e Selami Hasanit. Në 12 gusht të vitit 2002 në Tiranë ekzekutohet Pirro Koçiu, i cili i kishte shpëtuar atentatit në Spanjë ku u vra Pajtim Yzeiri. Ai u ekzekutua pranë një pallati në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.

“Krimi organizuar në Fier është shumë zyrtar, shumë perfekt. Dhe atje është shumë vështirë të plasi, por atje po plasi nuk do ketë fund, por për të plasur është shumë vështirë”, u shpreh Dritan Zagani, ish-shef i antidrogës në Fier.

Rreth 30 metër larg trupit të pajetë të Koçiut u gjet një pistoletë. Referuar akt-ekspertimit, në krëhërin e pistoletës u gjet një gjurmë e pjesshme që përputhej me gishtin e madh të dorës së Arben Isufajt. Por, prova u rrëzua me argumentimin se ishte marrë në kundërshtim me ligjin dhe ishte e pamjaftueshme për identifikim të plotë. Disa ekspertime të tjera kanë arritur në të njëjtin konkluzion. Çështja shkoi deri në gjykatën e lartë ku u pushua.

“Fierakët përpiqen që së pari, para se të mbyllin konfliktin me kundërshtarin, përpiqen të mbyllin letrat me shtetin, në Fier e kanë të qartë, shteti duhet mbajtur larg”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Ky forum i frikshëm financave të krimit mund të çojë edhe në ngjarje të rënda, e kam fjalën që nëse ata ndajnë hesapet mes tyre mundet që ky lloj pushteti ekonomik ti bëjë arrogant ti trimërojë për të vepruar edhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve”, u shpreh deputeti i PS, Petro Koçi.

Policia e Shtetit tentoi ta rihapë dosjen e Ben Qimes edhe në dhjetor të vitit 2007 kur dërgoi në Britani për ekspertim shenjën e gjetur në krehërin e pistoletës. Konkluzioni ishte i njëjtë me ekspertizën fillestare, por sërish prova u rrëzua. Gjykata konkludoi se nuk mund të merrej parasysh një provë që ishte rrëzuar në të trija shkallët e sistemit gjyqësor.

“Është për tu çuditur dhe e kemi evidentuar që me ardhjen e qeverisë re në 2005 nisi një fushatë për goditjen e bandave që vinin edhe nga ’97 a, Në Fier nuk u arrestua askush, asnjë organizatë nuk u evidentua, kjo bëri të dyshohej se ishte mbështetje e momentit, nga qeveria por edhe në 2013 ndodhi e njëjta gjë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Ndiqni një fushatë elektorale në Fier dhe përgjegjësin e fushatës të gjithë krahëve, e kam për politikën në tërësi jo partitë, do shihni ku shkon, ku ha, ku fle përfaqësuesi i X apo Y partie, bëni një analizë e do shikoni si janë ndarë politika dhe krimi në Fier”, u shpreh shefi antidrogës në Fier, Dritan Zagani.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1209677266244198%2F&show_text=false&width=560&t=0

Top Channel

Share: