Home KRYESORE Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë në një deklaratë për mediat ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi emërimin e Muhamet Rrumbullakut drejtori të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Zoti Rrumbullaku është një oficer karriere që ka mbajtur dhe kryer shumë detyra në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë. I vlerësuar gjithashtu edhe së fundmi në pozicionin që ka mbajtur deri javës së kaloi të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore “, tha Çuçi.

Share: