Home KRYESORE Në qendër të Hasit do vendoset një bust i mbretëreshës Elizabeth II,...

Në qendër të Hasit do vendoset një bust i mbretëreshës Elizabeth II, do të financohet nga emigrantët

Kreu i Bashkisë së Hasit, Liman Morina, ka treguar se në sheshin kryesor të qytetit të Hasit do të vendoset busti i mbretëreshës Elizabeth II.

Moria tha se vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ku nënvizoi se do të financojnë emingrantët.

“Ideja e vendosjes së një statujë për Elizabeth II në Has do të jetë më e madhe. Hasjanët kanë përfituar nga Mbretëria e Bashkuar. Mbi 80% e familjeve hasjanë që ushqehen dhe mbahen falë Mbretërisë së Bashkuar.

Këshilli Bashkiak do të marrë këtë vendim këtë të hënë për të marrë një vendimmarrjes për vendosjen e vendit dhe caktimin e sheshit. Në sheshin qendror do vendoset. Financimi do të bëhet nga emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ai në Euronews Albania.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike. Elizabeth II ishte edhe mbretëresha më jetëgjatë e një vendi. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj./Tpz.al

Share: