Home Gjeo-Ekonomia Pse çunat e Londrës e duan aq shumë Mbretëreshën Elisabeth II? Gazetari...

Pse çunat e Londrës e duan aq shumë Mbretëreshën Elisabeth II? Gazetari në Top Story: Britania ka bërë shumë për shqiptarët

Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth II ishte tema e pjesës së fundit në emisionin Top Story.

Dy gazetarët e Top Channel, Arben Manaj dhe Muhamed Veliu ishin pjesë e panelit, të dy me pasaportën britanike me firmën e vetë mbretëreshës historike të britanikëve.

Mes diskutimeve, nuk kishte si të mos ishte pjesë edhe lidhja e fortë mes shtetit-ishull dhe shqiptarëve.

Gazetari Arben Manaj tha se Britania dhe vetë mbretëresha ka bërë shumë për shqiptarët, ndërsa kujtoi kohën kur bashkë me drejtuesin e emisionit, Top Story, Sokol Balla jetuan në Londër.

“I ka dhënë të vetmes shoqatës më të madhe shqiptare çmimin e saj, ka fituar çmim në Samitin e Diasporës. Ne kemi jetuar bashkë në Londër dhe ju e dini se sa ka bërë Britania për shqiptarët. Kemi respekt për atë vend”, tha Manaj.

Top Channel

Share: