Home KRYESORE Puthja e 2 adoleshenteve në filmin e animuar/ Sauditët akuzojnë Netflix për...

Puthja e 2 adoleshenteve në filmin e animuar/ Sauditët akuzojnë Netflix për shkelje të vlerave islamike

Nga Elsa Celepia

Këshilli i Bashkëpunimit për Shtetet Arabe të Gjirit (GCC) i ka kërkuar Netflix që të heqë të gjithë përmbajtjet që konsiderohen që shkelin vlerat dhe parimet islame dhe shoqërore.

“Materialet e fundit, duke përfshirë atë të bërë për fëmijët, bien ndesh me rregulloret”, paralajmëruan në një deklaratë mbikëqyrësit e medias saudite dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Kjo erdhi pasi Netflix transmetoi filmin e animuar Jurassic World: Camp Cretaceous në të cilën dy vajza adoleshente rrëfejnë se e duan njëra-tjetrën dhe puthen.

“Netflix u kontaktua për të hequr këtë përmbajtje, duke përfshirë përmbajtjen e drejtuar ndaj fëmijëve dhe për të siguruar respektimin e ligjeve. Autoritetet do të ndjekin respektimin e direktivave dhe në rast se përmbajtja cenuese vazhdon të transmetohet, do të merren masat e nevojshme ligjore”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Komisioni i Përgjithshëm Saudit për Mediat Audiovizive dhe Komiteti i Zyrtarëve të Mediave Elektronike të GCC .

Nga ana tjetër, nuk pati asnjë përgjigje ndaj akuzave nga Netflix./tvklan.al

Share: