Home Gjeo-Ekonomia Raporti me Vuçiçin, Rama: Është raport interesi politik për Shqipërinë

Raporti me Vuçiçin, Rama: Është raport interesi politik për Shqipërinë

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Rama tha se ka një raport të mirë me Vuçiç, por sipas tij, ky raport ngrihet në bazë të interesit politik të Shqipërisë dhe Serbisë.

Fevziu: Nga buron raporti i afërt me Vuçiçin?

Rama: Nuk është një raport kaq i afërt në sensin personal, po është një raport pozitiv bazuar te nevoja për ti shtyrë gjërat para  dhe për të vendosur një bazë të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. Ne flasim hapur dhe kemi pjesën që nuk biem dakord. Nuk biem dakord fare për mënyrën se si shikojmë Kosovën e si do të shkojmë drejt ndarjes nga e shkuara në raport me Kosovën. Por bisedojmë që në të shkuarën nuk ndodhte. Politika është interes. Raporti im me presidentin serb është raport i bazuar në interesin politik për Shqipërinë. Këto duhet të kemi parasysh kur flasim për Serbinë.

Share: