Home Gjeo-Ekonomia Sanksionet e SHBA-ve pas sulmit në Shqipëri/ Reagon Irani: Tirana viktimë e...

Sanksionet e SHBA-ve pas sulmit në Shqipëri/ Reagon Irani: Tirana viktimë e skenarit të krijuar nga Uashingtoni

Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar ditë ne sotme në lidhje me sanksionet e reja amerikane kundër Ministrisë së Inteligjencës pas sulmit kibernetik në Shqipëri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane Nasser Kanaani ngriti akuza se sulmi kibernetik në vendin tonë është një skenar i inskenua nga Uashingtoni, ndërsa theksoi se etiketa e re për sanksionet, e ngjashme me sanksionet e mëparshme të paligjshme të Amerikës kundër Ministrisë së Inteligjencës, kurrë nuk do të jetë në gjendje të prishë as pak vendosmërinë e shërbëtorëve të sigurisë së popullit iranian në këtë institucion krenar.

“Deklarata e shpejtë e Amerikës e mbështetjes për akuzat e pabaza të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe hapi i saj i shpejtë që pasoi për të vendosur sanksione të reja ndaj Ministrisë dhe Ministrit të Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit, nën të njëjtat akuza të zbrazëta dhe të paprovuara, tregojnë qartë se truri i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por administrata amerikane dhe se Tirana ka rënë viktimë e skenarit të krijuar nga Uashingtoni kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha ai.

Sipas tij, “Amerika prej vitesh i ka imponuar qeverisë dhe kombit shqiptar mbajtjen e një kulti të theksuar terrorist dhe i ka ofruar mbështetje të gjithanshme, përveç trajnimit dhe armatosjes në fushën e hapësirës kibernetike. Kjo organizatë kriminale i ka shërbyer vazhdimisht dhe ende shërben si një mjet në duart e Amerikës për të kryer akte terrori, sulme kibernetike dhe për të zhvilluar luftë psikosociale kundër qeverisë dhe kombit iranian”.

Ai tha se pritja nga qeveria shqiptare e një kulti terrorist dhe masa e qeverisë amerikane për të instrumentalizuar kultin, i cili ka gjakun e mbi 17,000 civilëve dhe burrave shtetërorë iranianë në duart e tij, është një shembull i qartë i mbështetjes së organizuar për terrorizmin kundër qeverisë dhe kombit iranian.

“Republika Islamike e Iranit,- shtoi zyrtari, -do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare për të realizuar të drejtat e kombit dhe për të mbrojtur veten kundër këtij komploti ogurzi”.

360grade.al

Share: