Home KRYESORE Sondazh: Kuota të ulta për qeverinë dhe për politikanët kryesorë, per me...

Sondazh: Kuota të ulta për qeverinë dhe për politikanët kryesorë, per me teper ne Top Channel

Vetëm 18% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për qeverinë në përgjithësi. Plot 38% e shqiptarëve s’kanë opinion pozitiv për asnjë nga politikanët kryesorë

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh elektronik që prezantova në emisioni Top Story të Sokol Ballës (me një kampion të ripeshuar statistikisht në rang kombëtar e me interval gabimi statistikor nga 0% deri në +/-3%), i pyeta të anketuarit se ç’opinion kanë për qeverinë aktuale në përgjithësi dhe se për kë nga politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv. Përgjigjet e tyre përbëjnë lajm jo të mirë për të dyja palët…

Vetëm 18% e të anketuarve u shprehën se kanë opinion pozitiv për qeverinë në përgjithësi, ndërsa pjesa tjetër kanë ose opinion asnjëanës, ose negativ (shihni Grafikun 1).

Meqë vetëm pak shqiptarë janë të kënaqur me punën e qeverisë aktuale, është e natyrshme të pyetet se tek cili nga liderët politikë shohin shpresë shqiptarët. Këtu na vijnë në ndihmë përgjigjet e pyetjes së dytë të sondazhit.

Plot 38% e të anketuarve u shprehën se s’kanë opinion pozitiv për asnjërin nga politikanët kryesorë të sotëm (shihni Tabelën 1).

Ndër të tre, Edi Rama ka kuotën më të lartë të simpatizantëve (37%), por kjo përkrahje ndaj tij është e brishtë statistikisht. Duke kryqëzuar përgjigjet e kësaj pyetje me ato të pyetjes paraadhëse, rezulton se vetëm gjysma e simpatizantëve të Ramës kanë opinion pozitiv për qeverinë e tij. Pra mund të thuhet në mënyrë metaforike se edhe aq sa ka, përkrahja ndaj Ramës është me gjysmë zemre…

Shënim statistikor: Në një sondazh që zhvillova vjet në shtator, kuota pozitive e qeverisë ishte dyfish më e lartë, krahasuar me sot (shihni Grafikun 2). Gjithashtu, kuota e simpatizantëve të Ramës ishte 5 pikë më lart, ndërsa Basha ishte atëherë baraz me Berishën… (shihni Tabelën 2).

Top Channel

Share: