Home Gjeo-Ekonomia SPAK bashkëpunim me DEA-n kundër krimit të organizuar, Ambasadorja Kim takon agjentin...

SPAK bashkëpunim me DEA-n kundër krimit të organizuar, Ambasadorja Kim takon agjentin special

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar me agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.

Agjenti special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Leddy gjithashtu do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, shkruhet në faqen e ambasadës.

Top Channel

Share: