Home Gjeo-Ekonomia “Të gjithë shkojnë diku – veç unë s’kam ku…”

“Të gjithë shkojnë diku – veç unë s’kam ku…”

Boll mirë po ua bën!

Nga Kimete Berisha

  • Djali i Syrja Pupovcit, po ua ndal rrogën.
    A ka inat më të madh…
    Por, ama Dukagjin Pupovci (zv.ministër i arsimit), tha se po i vjen keq që po ua ndal rrogat.

(Me ta ndal rrogën ndonjë atdhetar – hajt, hahet diqysh, ama, me ta ndal rrogën Dukagjin Pupovci – o Zot, ku kemi hy n’gjynah).

Edhe babait të tij i ka ardhur keq kur e ka suspenduar autonominë e Kosovës, për hir të Serbisë unike, sipas qejfit të Sllobodan Millosheviçit.

A e dini çka do të thotë kjo, a jo!
A po ju rreh ndonjë damar, apo veç barku po ju punon!

  • Fëmijëve të dëshmorëve, mësuesve të hequr keq, fukarave, që komplet janë me kredi (nuk njoh shqiptar që nuk jeton me kredi), ua ndal pagat djali i një anti shqiptari të tërbuar.

Babai i tij lule e dritë, bile bukën nuk ka propozuar të na ndal Serbia, veç autonominë.

Sllobodan Millosheviçi ka pas thënë “Secili shqiptar mund t’i hajë 10 qebapë nëse ka pare t’i paguaj”.

Prandaj, Albin Kurti pyet mësimdhënësit: Pse i lypni 100 euro, kur mund t’i lypni 300 euro!
Kjo është tallje, dhunë pasive-agresive.

Ky është i sëmurë mental.

  • Pse vëlla ëndërroni të mbërrini këmbë në Himalaje, kur mund të ëndërroni të fluturoni.

Ju shkelin, ju lënë pa rroga, sepse munden.

P.S. Autores i ka dalë rroga. Por, është e mërzitur shumë…Me ju tregu drejtë, kah del shpirti, autorja është duke qarë…nën tingujt e këngës boshnjake “Të gjithë shkojnë diku – veç unë s’kam ku…”

Share: