Home KRYESORE Mjeku Tritan Kalo pyet: MUNDET ndokush të hedhë dritë mbi rrezikshmërinë e...

Mjeku Tritan Kalo pyet: MUNDET ndokush të hedhë dritë mbi rrezikshmërinë e variatit të ri të virusit?

Mirdita miq, të afërm, mirëdashës dhe bashkëkombas….

Po ndjek lajmet në RTSH1, ku sapo u fol për variantin BQ1 të Omicron-it, një mutacion i virusit Sars-Cov2/Covid-19….

Si INFEKTOLOG jam shumë i interesuar të di nëse akronimi BQ, mos ka të bëj me ndonjë specifikë të aspektit epidemiologjik të mundësisë më të madhe të përhapjes së këtij varianti, në përngjashmëri me mundësinë e përhapjes edhe të infektimit nga virusi i Lisë së Majmunëve?!….

A MUNDET ndokush të hedhë pak më shumë dritë mbi rrezikshmërinë e ecurisë klinike të të prekurve prej këtij varianti, në raport me rrezikshmërinë evolutive të prekurve nga variantët e deritashëm të Omikron (këtij mutacioni të Sars-Cov2/Covid-19) si dhe të të prekurve potencialë prej Gripit sezonal?!….

Kam javë pa parë ambulatorisht ndokënd të prekur nga Covid-19, si dhe të më kërkohet ndihmesë on-line prej të prekurve nga Infeksioni prej virusit Sars-Cov2/Covid-19……

VAKSINIMI “booster” për Covid-19 i cili u rekomandua të bëhet përgjatë këtij prononcimi nga ISHP, a do të kryhet me stoqet afatshtyra të datës së skadencës së vaksinave Pfizer apo me lote të reja vaksinash Pfizer, në të cilat është studiuar edhe efikasiteti ndaj variantit Omikron të virusit Sars-Cov2/Covid-19….

INFORMIMI i drejtë si dhe TRANSPARENCA maksimale janë tejet thelbësore pas kaq muajve “tollovije mendore, fizike, ekonomike e sociale” të Pandemisë së Covid-19, dhe të KOHËVE KOVIDIANE….Together forever!!!

Share: